24 Prill 2024

Trepça, pengesë politike apo mundësi ekonomike

Shkruar nga Veton R. Prelvukaj dhe Florent Xh. Hajrizi

Se Kosova ka nevojë t’i aktivizojë kapacitetet prodhuese pajtohen të gjithë në Kosovë, madje konstatimet e miqve ndërkombëtarë të Kosovës janë se Kosova është vonuar së tepërmi në procesin e rivitalizimit të segmenteve të veta ekonomike.

Çuditërisht për pesëmbëdhjetë vitet e fundit nuk i është dhënë prioritet statusit, e as menaxhimit të Trepçës. Në interes të kujt ishte të ngritët në ketë moment çështja e Trepçës?

Me të gjitha ligjet ndërkombëtare madje edhe me ”Pakon e Marti Ahtisarit” pasuria e një vendi i takon popullit të atij vendi dhe nuk mund të tjetërsohet nga askush në emër të borxheve, dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Lajmi i keq për Kosovën është se, politik bërësit e saj kanë trashëguar një pasivitet të pakuptueshëm nga administrata e UNMIK-ut, dhe më shumë ngjajnë me administratorë të një vendi të huaj sesa udhëheqës të shtetit të tyre, dhe si rezultat i një politiketë tillë pasive Kosova jo rrallë herë gjendet para situatave dhe presioneve për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë kompromisi në dem të Kosovës dhe në kurriz të qytetareve të Kosovës.   

Qytetarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë në gjendje t’i marrin përgjegjësitë historike dhe të pozicionohen karshi situatave në te cilat i ka përplasur historia, duke mos kursyer sakrificat që kërkoheshin për liri dhe pavarësinë e këtij vendi.  

Dëshpërimi më i madh për qytetarët e Kosovës është se, edhe pas arritjes së Pavarësisë politika e jashtme e Kosovës është e përgjumur, dhe nuk po arrin të konsolidohet dhe t’i marrëpërgjegjësit dhe obligimet që i takojnë.

Si rezultat i kësaj politike Diplomacia Ekonomike nuk ekziston fare, ose përkufizohet në pjesëmarrjen në forumet ekonomike, dhe kjo konsiderohet si një e arritur, ambasadat dhe konsullatat e Kosovës janë shndërruar në bastione për militantët partiak përplot me skandale banale.   

Është për keqardhje kur popullit të Kosovës i servohen deklarata politike të pozitës dhe opozitës se, Trepça dhe pasuritë e tjera nuk do te jenë pjesë e negociatave në Bruksel. Në Bruksel duhet të bisedohet, por duhet të paraqitet qëndrim i qartë i Qeverisë se,  Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombtarisht, dhe se çdo pretendim i Beogradit mbi pronat e Kosovës do konsiderohet agresion ekonomik me pretendim territorial ndaj një shteti të pavarur.

Mirëpodeshëm  ose nuk deshëmBeogradi pati ndikimin e tij në mos procedimin e ligjit përTrepçën në Kuvend javën e kaluar,pikërisht duke përdorur diplomacinë tek adresat që mund tëkenëndikim të drejtpërdrejt apo tërthoret në hapat që do t’i ndërmarr Prishtina, duke u arsyetuar që Serbia edhe zyrtarisht ka pranuar dhe është duke paguar rregullisht borxhin prej më shumëse 500 Mil €,përTrepçën, dhe kjo po e benëSerbinënjëfaktor jo vetëm vendimtar në proceset që zhvillohen në Kosovë rreth Trepçës, mirëpo edhe rreth zgjidhjes së problemit të saj.

Pikërisht presioni i aleateve tanë do ta detyrojëKosovën të ulet në tavoline dhe të negocioj edhe ketë çështje me Beogradin, dhe si do te jetë rezultati i këtyre bisedimeve varet kryekëput nga diplomacia e përdorur nga kryeministri i Kosovës rreth kësaj çështje, mirëpo dihet që ne pazar për Trepçën do tëhyhet, dhe në momentin që hyn në pazar me Serbinë për ketë çështje, rrezikojmë të humbasin ndoshta më shumë se sa pretendojmë tëfitojmë.


Kjo situate e krijuar e benë më tëvështirë dialogun, marre parasysh që faktori ndërkombëtarështë i interesuar qëBallkanin perëndimore ta afroj me qasjen gjithë përfshirëse Evropiane, dhe në ketë Serbia ka rolin kyç karshi Kosovës edhe pse gjithnjë ka luajtur rol destruktive rreth çështjes së Veriut, dhe kjo shihet me reagimin rapid rreth çështjes se Trepçës.

Mirëpo edhe nëse Kosova hyn në bisedime me Serbinë rreth çështjes sëTrepçës, Kosova si gjithnjë nuk ka një strategji të mirëfilltë,  se cila do duhej tëishte zgjidhja dhe cila mund të jetë zgjidhja janë dy çështjeqë varen nga aftësia për te negociuar, dhe cili do jete rezultati do ta shohim në fund.

Gjithsesi në Bruksel duhet të bisedohet me Serbinë,karshi shumë pikave tjera edhe për, kthimin e fondit pesional të plaçkitur nga Serbia në Kosovë, gjithashtu duhet të bisedohet për afatet kohore dhe shumën e dëmeve të cilat Serbia duhet të paguaj në emër të dëmeve të luftës e që llogaritet të jenë rreth pesë miliard euro, me Serbinë duhet të bisedohet për procesin e suksedimit të Jugosllavisë, e që padyshim Kosova ka hisen e vet, e në veçanti me Serbinë duhet të diskutohet për kthimin e pasurisë së 174 ndërmarrjeve shoqërore  kosovare me seli në Serbi, e që tashmë janë uzurpuar dhe shitur nga Serbia.

Kjo duhet të jetë strategjia e politikës së jashtme të Kosovës, kthimi i pasurisë tonë dhe forcimi i sovranitetit, sepse duke qëndruar pasiv në raport me çështjet që në radhë të parë ndërlidhen me sovranitetin e këtij vendi, i vjen rendi Serbisë që me deklarata shoviniste të udhëheqjeve tësaj të kërkojë pasurinë e vendit tonë duke u thirrur në ligjet diskriminues të Millosheviqit.

Së fundi Kosova duhet të koncentrohet në zhvillimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe administrimin e pasurisë së vet,duke përdorur të njëjtën strategji që përdoren SHBA-të në kohën e recensionit më 2008, duke shpallur Trepçën kompani të falimentuardhe duke ftuar të gjithë ata hisedarë që pretendojnë të marrin çka mund të merret nga ajo çka ka mbetur në shkritore, që edhe ashtu është e stërvjetër, dhe duke e fut Trepçën nen administrim te shtetit.

Kjo do pamundësonte çdo tentative tëgjithë akteve që kanë pretendime përTrepçën, që të futen në negociata me trashëguesin e Trepçës pas falimentimit (që do ishte qeveria e Kosovës në ketë rast) duke hap rrugë zhvillimit të vet Trepçës si kompani,Mitrovicës si rajon, dhe Kosovës në përgjithësi.

Me këto veprime Qeveria e Kosovës do të forconte subjektivitetin e vet ndërkombëtarë, do të reflektonte seriozitet në raport me investitorët eventual ndërkombëtarë, qoftënëpërmes partneritetit publiko privat apo në forma tjera tëpërshtatshmepërKosovës, dhe më e rëndësishmja këto veprime do të ishin fillim i mbare për një zhvillim afatgjatë ekonomik i cili qytetarëve të këtij vendi do t’i kthente dinjitetin dhe shpresën për një jetë më të mirë


/Autoret janë studiues te Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe ky shkrim përfaqëson mendimin e tyre personal/





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)