20 Prill 2024

Çfarë integrime evropiane po kërkojnë bota mashkullore e Kosovës

 Shkruar nga Flora Morina

Kosova tash më shquhet në arenën ndërkombëtare për pjesëmarrje te femrës në jetën politike. 

Kosova është një shtet i rrallë ku femrat gëzojnë të drejtën e rezervuar të pjesëmarrës në zgjedhje ku ligjet vendore kërkojnë që femra në listën zgjedhore te partive të marr in pjesë rreth 33%, shumë shtete rajonale e sidomos femra nga regjioni i shteteve ballkanike e dëshirojnë një gjë të tillë të kenë pra  të drejtën e domosdoshme të femrës ne pikëpamje ligjore  të përfshirjes së saj në listën e subjekteve politike për gara zgjedhore.

Jo rrallë gruaja kosovare ka treguar aftësi të komunikimit dhe të qëndrueshmërisë institucionale.

Ajo përveç  se është shtylla e familjes ajo po vjen duke u bërë edhe shtyllë dhe zëri i ndërgjegjes shtetërore. Duke pas parasysh situatën aktuale , edhe pas ngërçit që askush se kuptojë e as si fillojë në fund u arrit të themelohet një qeveri burrash .Shumë femra u fyen e veçmas 50% elektoratit femër në Kosovë.

Askujt nuk iu dukë çudi , madje në saje të kësaj injorance një femër dha dorëheqje nga  subjekti politik i saj.

Çfarë kuptimi ka ku 50% te elektoratit janë femra e ato s’janë askund të përfaqësuara dhe nuk janë pjesë e ekzekutivit , me këtë u  fye edhe presidentja e Kosovës e cila është femër, nëse meshkujt apo  burrat e qeverisë nuk e kanë ditë apo kanë anashkaluar qëllimisht.

Çfarë integrime evropiane po kërkojnë bota mashkullore e Kosovës kur janë injorusë të realitetit kosovar.

Gruaja kosovare është krenare për punën e saj të deritashme, ajo nuk pajtohet me realitetin e saj.

Ka shumë ide pse duhet të ndryshojë qasja e saj, të bërit faktor real në politik shtetërore femra kosovare duhet të ndërtoj kapacitete të pavarësisë së saj në kuptimin   e veprimit politik

Pse partitë politikë në Kosovë në Statutin e tyre nuk respektojnë çelësin zgjedhor ligjor

Partitë politike duhet të përqafojnë çelësin ligjor të përfshirjes së saj në organet e brendshme partiake,  ku do të rritej roli i saj brenda subjekteve politike dhe angazhimi i saj në drejtim të zhvillimit partiak dhe do të ketë qasje edhe nëpër degë në pozita lideri lokal.

Nuk ka kuptim veç kur të shihet zori të respektohet kriteri ne zgjedhje nacionale apo lokale. Pra kjo na qenka një barazi e zorit e burrave por jo e dëshirës për udhëhequr femra.

Duhet te ketë kritere edhe nëpër subjekte politike me statute dhe akte tjera partiake që femra të përfaqësohet denjësisht  dhe të arrihet emancipimi i saj politik dhe partiak. Femra ka aftësi natyrale për  të  punuar për barazi dhe për të respektuar shoqërinë dhe shtetin.

Roli i femrës në vendimmarrje në qeveri

Jashtëzakonisht simbolik , paramendoni një qeveri të shtetit me 21ministri vetëm më një femër ministre?Atëherë qysh të emërtohet kjo?

Me cilin emër –diskriminues sigurisht ,  një femër dha edhe dorëheqje prej subjektit politik të saj ndaj një politike të tillë ku diskriminimi duket i hapet.

Nuk mund të pajtohemi me 20ministra burra në një qeveri me një femër të vetme ministre?

Nuk kërkojë që pa merita dhe aftësi të bëhen femrat ministre por megjithatë psh. Ministër për Integrime Evropiane ka mundur te jetë një femër, e arsimit dhe shëndetësisë apo ambient, por në asnjërin sepse duhet kënaqur vetit dominuese të meshkujve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)