29 Mars 2024

Kthehen reshjet e borës dhe i ftohti

Prishtinë, 25 janar -  Temperaturat e ftohta dhe reshjet e borës, i janë rikthyer këtë të diel sërish Kosovës.

Gjatë gjithë javës temperaturat në vendin tonë kanë shkuar deri në 10 gradë celsius, ndërsa në këtë vikend temperaturat kanë pësuar rënie. Edhe instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për këtë vikend ka paraparë që të ketë reshje dhe temperaturat të bien në minus.

 “Për vikend pritet që reshjet e shiut të përcillen edhe me borë, kryesisht në viset me lartësi mbidetare mbi 800 metra, pasi që temperaturat minimale do të kalojnë në minus dhe era do të fryjë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi nga 1-6m/s. Reshjet e shiut të përziera me borë do të jenë më të theksuara në veriperëndim, duke vazhduar më tej edhe në qendër dhe në pjesë tjera të vendit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)