25 Prill 2024

Mustafa: Kosova më e sigurt se kampet e azilantëve në botë

Prishtinë, 25 dhjetor - Përmes një deklarate në rrjetin social Facebook, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë së Kosova është më e sigurt sesa kampet e azilantëve në Hungari, Francë, Austri, Gjermani e gjetiu.

“Kosova është më e sigurt sesa kampet e azilantëve në Hungari, Francë, Austri, Gjermani e gjetiu. Shtëpitë tona, këtu janë më të mira e më të dinjitetshme sesa tendat dhe dyshekët në halla sportive e në fusha. Ju i keni fituar me mund e djersë paratë dhe pasurinë, për t’ua dhënë matrapazëve dhe ndërmjetësuesve shqiptar e serb, të cilët me dëshirë do ta boshatisnin Kosovën për interesa të tyre, ashtu siç serbet i bënë bosh shumë pjesë shqiptare gjatë historisë sonë\", theksoi ai.

Mustafa thekson se do të punojë me përkushtim që qeveria të hapë perspektivë për zhvillim ekonomik dhe punësim.

\"Ju siguroj se do të punoj me përkushtim që Qeveria të hap perspektivë për zhvillim ekonomik dhe punësim në vendin tonë, në qytetet e në fshatrat tona. Ardhmërinë tonë duhet të ndërtojmë këtu.\"

\"Kemi mjaftë probleme, por ato nuk do ti zgjidhim duke ikur nga to dhe duke e marrë botën në sy, por duke u ballafaquar me to. Programi ynë qeverisës dhe përkrahja që e kemi nga komuniteti ndërkombëtar krijon mundësi për hapje të vendeve të punës për të rinj, për shkollim më të mirë e perspektivë të gjeneratave të reja\", ka pohuar kryeministri Mustafa.

Mustafa shpreh bindjen se së shpejt, Kosova do të mund të gëzojë liberalizimin e vizave, dhe se njerëzit do të jenë të lirë të shohin botën, e më pas të kthehen të punojnë në vendin e tyre.   

\"Jam i bindur se së shpejti mund të kemi liberalizimin e vizave dhe njerëzit tanë do të dalin e do të shohin botën, të lirë si të tjerët, pa shitë shtëpi, tokë e bagëti dhe do të kthehen të punojnë në vendin e tyre dhe në pronat e tyre.\"

\"Këtë gjendje të rëndë nuk e kalojmë duke bërë me gisht e duke prodhuar fajtorë, por do ta kalojmë nëse jemi bashkë, të gjithë, institucionet shtetërore, mediat, shoqëria civile, sepse demi nga ky proces është larg më i madh sesa pasha e akuzave dhe kritikave”, ka thënë në fund Mustafa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)