20 Prill 2024

Mustafa: Pagat nuk i rriti Qeveria Thaçi

Prishtinë, 25 dhjetor - Atë që nuk ka mundur ta bëjë Qeveria e drejtuar nga Hashim Thaçi gjatë një mandati, zotohet ta bëjë për vetëm një vit Isa Mustafa, kryeministër i ri.

Në pjesën e dytë të intervistës dhënë “Kohës Ditore”, ai ka dhënë zotimin se kuletës së shtetit do t’ia shtojë në 2015-n një çerek miliardi euro.

Qeveria Thaçi pati mundur të rriste të hyrat gjatë një mandati vetëm për 194 milionë euro. E Mustafa thotë se rritjen ambicioze të buxhetit mund ta bëjë përmes uljes së evazionit fiskal dhe përmes efikasitetit më të madh të administratës tatimore dhe asaj doganore.

Megjithëkëtë, ka mohuar mundësinë që pagat të rriten, por ka thënë të ketë hapësirë për të implementuar pjesë të Kontratës Kolektive. Ai ka thënë se nuk do t’i bartë si barrë premtimet që i kishte bërë pararendësi i tij, Thaçi.

Në këtë pjesë të intervistës, kreu i ri i Ekzekutivit ka folur edhe për parimet që i kishte firmosur me subjektet politike që përbënin bllokun, e që tash janë në opozitë. Ka thënë se disa nga këto parime i ka marrë, e disa të tjera ka thënë të mos ishin të subjektit që përfaqëson, LDK-së. Kësisoj, ka thënë se nuk do t’i qëndrojë pas asaj që kishte firmosur përkitazi me dialogun me Serbinë.

Mustafa ka paralajmëruar mundësinë që Agjencia Kosovare e Privatizimit të mbyllet brenda dy vjetësh dhe se deri atëherë ky institucion të përmbyllë privatizimin e ndërmarrjeve të mbetura. Ai ka treguar vizionin e Qeverisë për PTK-në dhe “Trepçën”.

Ka paralajmëruar se në janar do të dalë në Qeveri Ligji mbi Gjykatën Speciale, por ka thënë se nuk është në dijeni se kush në fakt do të jetë autor i këtij ligji. Ka paralajmëruar se deri në fund të shkurtit do të bëhen ndryshimet kushtetuese, me të cilat FSK-ja do të shndërrohet në Forcë të Armatosur, por nuk ka treguar se si do të mund të bindet Lista Serbe, votat e deputetëve të së cilës janë të domosdoshme në Kuvend.

Ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe ka thënë se përfaqësues të Listës i kanë thënë shprehimisht se nuk duan që Asociacioni të marrë kompetenca të pushtetit lokal, e as kompetenca të pushtetit qendror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)