25 Prill 2024

Isufi: Koalicioni s’e ka gjatë

Prishtinë, 25 dhjetor - Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, ka deklaruar se procesi reformues brenda kësaj partie pritet të përmbyllet në pranverën e vitit të ardhshëm, kur pritet të mbahet Kuvendi zgjedhor i AAK-së.

Ai për ‘Epokën e re’, ka deklaruar se reformat e nisura tani në AAK kanë për synim forcimin e partisë, ndërsa u ka bërë thirrje kuadrove të reja, intelektuale, e akademike, t’i bashkohen AAK-së.

Ndërkaq, duke folur për koalicionin qeverisës PDK-LDK, Isufi ka thënë se ky koalicion nuk do të ketë jetëgjatësi, pasi sipas tij, është bërë për interesa të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)