24 Prill 2024

Mustafa: Së shpejti përmbushim kriteret për vizat

Prishtinë, 22 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Isa Mustafa, priti sot në takim ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë,  Thomas Gnocchi.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa e falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për përkrahjen që Zyra e BE-së ka dhënë në proceset në Kosovë.

Kryeministri Mustafa siguroj u.d. e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Gnocchi për vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë për të punuar së bashku për të adresuar të gjitha çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë i është kushtuar procesit të liberalizimit të vizave, me ç ’rast kryeministri Mustafa u zotua se shpejt do të përmbushen të gjitha kriteret të cilat bien në përgjegjësinë e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, u.d. i shefit të Zyrës së BE-së në Kosovës, Thomas Gnocchi, siguroi kryeministrin Mustafa që institucionet e Bashkimit Evropian do të bashkëpunojnë ngushtë që Kosova të ec përpara në rrugën e integrimit evropian, dhe siguroj për përkrahjen e plotë në këtë drejtim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)