20 Prill 2024

EULEX-i do të vazhdojë të mbështes Kosovën

Prishtinë, 22 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci, me të cilin është diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend.

Kryeministri Mustafa vlerësoi përkrahjen që Misioni i EULEX-it ka dhënë në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, vëmendje e veçantë i është kushtuar vazhdimit të procesit për Gjykatën Speciale, reformave në infrastrukturën ligjore, në procesin e liberalizimit të vizave dhe sundimit të ligjit.

Kryeministri Mustafa dhe shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Meucci u pajtuan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Misionit të EULEX-it,në funksion të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)