29 Mars 2024

Policia apelon për rend dhe qetësi publike për festat e fund-vitit

Prishtinë, 22 dhjetor - Policia e Kosovës vlerëson se nga aspekti i rendit dhe sigurisë publike, përmbyllja e këtij fund-viti dhe fillimi sa më i mbarë i vitit të ri 2015, është prioritet yni dhe kjo mund të arrihet vetëm me një përkushtim dhe vigjilencë të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit tonë.

Policia e Kosovës për festat e fund-vitit ka përgatitur planin operativ “Fund-viti 2014”, për të ofruar siguri, rend dhe qetësi publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

Po ashtu pjesë e planit është edhe shtimi i prezencës policore në komunikacionin rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku do të mbahen organizime festive.

Me qëllim të parandalimit të incidenteve të mundshme Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, të ju përmbahen kushteve të rrugës si dhe të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Po ashtu PK-ja me theks të veçantë apelon tek ç’do prind që të jenë më të kujdesshëm dhe më vigjilentë në parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse, fishekzjarrët ku si pasojë e mospërdorimit adekuat të tyre vite më parë janë evidentuar incidente me pasoja të rënda.

Në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarr të gjitha veprimet e menjëhershme ligjore kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme gjatë festimeve të fundvitit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)