29 Mars 2024

Presidentja Jahjaga dorëzoi dekoratat për disa personalitete

Prishtinë, 22 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në një ceremoni të organizuar sot, shpërndau medaljet dhe diplomat për një varg personalitetesh të dekoruara nga ana e saj në datat të ndryshme gjatë këtij viti.

Me dekoratën “Urdhri i Lirisë”, e cila u jepet personave për kontributin e tyre të lartë për Liri të Kosovës, u dekoruan: Avdyl Krasniqi; Aze Brahimaj; Bislim Zeqir Makolli; Esat Ymer Berisha; Halil Alidema;  Mulla Iljaz Spahiu-Broja; Halim Orana; Musa Shehzade; Ramadan Shala; Ramë Binaku; Rexhep Abdullah Kabashi; Të rënët e masakrës së Gjilanit të vitit 1944-1945; Zenel  Zymer Hajrizi; Zeqir Hajrizi; Zhuj Selmani.

Me dekoratën “Urdhri i Pavarësisë”, e cila u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës, u dekoruan: Shejh Zejnelabidin Dervishdana; “Trepça”, Xhevat Qerimi.

Me dekoratën  Urdhri Luftëtar i Lirisë “Adem Jashari”, e cila u jepet personave për trimëri në luftën për liri, u dekoruan: Abaz Thaçi; Fehmi Rama; Mentor Ismet Retkoceri; Selajdin Berisha.

Me “Medaljen Presidenciale të Meritave”, e cila u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si: arsim, shkencë, kulturë, sport, siguri, shërbim civil, u dekoruan: Bejtullah Kamber Mujaj; Destan Sejdi Bajraktari; Nuredin Loxha; Xhevdet Peci; Xhelku Maksuti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)