19 Prill 2024

Lehtësirat fiskale parakusht për nxitjen e industrisë së prodhimit

Prishtinë, 22 dhjetor - Gjendja e vështirë nëpër të cilën po kalojnë bizneset kosovare duhet të jetë alarm për qeverinë që të rrisë dinamikën e krijimit të një ambienti më të favorshëm afarist në vend.

Ky ishte konkludimi i një takimi të mbajtur sot mes drejtuesve të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.  

Drejtuesit e dy organizatave më të mëdha të biznesit në vend shprehën shqetësimin e tyre për pozitën e vështirë dhe aspak konkurruese në të cilën ndodhen prodhuesit vendor.

Një gjë e tillë, përpos që pamundëson rritjen e punësimit, ka shkaktuar një deficit tregtar tejet të lartë, duke e shndërruar vendin në eksportues të parasë së gatshme.

Duke pasur parasysh këtë, ata i bënë thirrje Ministrisë së Financave që në periudhë sa më të shpejtë të inicojë ndryshimet e duhura ligjore për të jetësuar vendimet për krijimin e lehtësirave fiskale përfshirë këtu edhe pushimet tatimore për investitorët e huaj apo vendor që krijojnë vende të reja të punës.

Gjithashtu, drejtuesit e këtyre dy institucioneve theksuan që një gjë tjetër që hyn në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Financave që ka një rëndësi tejet të veçantë për prodhuesit është zgjerimi i mëtejmë i listës së produkteve të liruara nga detyrimet doganore.

Në këtë drejtim dhe duke u bazuar në premtimet e dhëna deri tani, kërkohet nga Ministria e Financave që krahas përgjegjësive që i jepen nga Ligji për Mallrat e Liruara nga Detyrimet Doganore, të zgjerojnë këtë listë të produkteve me produkte tjera që përdoren si lëndë e parë në prodhim, në mënyrë që të rritet konkurrueshmëria e prodhuesve vendor.

Në përmbyllje të takimit, drejtuesit e këyre dy institucioneve i ritheksuan bindjet e tyre për nevojën e një pune të përshpejtuar drejt fuqizimit të sektorit privat, si shtylla kryesore e shoqërisë që duhet të bartë barrën e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)