16 Prill 2024

Jacobson: Nuk jam përzier në formimin e koalicionit LDK - PDK

Prishtinë, 22 dhjetor - Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, thotë se nuk ka pasur asnjë ndikim dhe as që është përzier në formimin e koalicionit të ri qeveritar LDK - PDK.

Jacobson shton se në këtë proces ka qenë vetëm si vëzhguese. Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ajo mohon të ketë qenë ndonjëherë kundër “Vetëvendosjes” në Qeveri.

“Asnjëherë nuk kam thënë se “Vetëvendosja” nuk duhet të jetë pjesë e Qeverisë. Njerëzit nganjëherë ma përshkruajnë një gjë të tillë, por kjo thjesht nuk është e vërtetë”, ka thënë për “Zërin”, ambasadorja Jacobson.

Sa i përket pritjeve për qeverisje të pakorruptuar, ajo bën thirrje që veçanërisht në sektorin e prokurimit publik, një fushë që edhe ajo e vlerëson si ndër më të korruptuarat, të dërgohen njerëz kredibilë.

Përmend faktin se ende ka kryetar komunash të dënuar për korrupsion që kanë mbetur në pozita të njëjta.

Sa u përket të gjykuarve nga Gjykata Speciale, Jacobson thotë se edhe nëse janë pjesë e institucioneve, ata duhet t’i binden drejtësisë. Ndërsa, për ekstremizmin fetar në Kosovë, ajo bëri me dije se ishte në qendër të vëmendjes së tyre gjatë vitit 2014 dhe se me prioritet do ta kenë edhe në vitin 2015.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)