20 Prill 2024

Kuvendi shqyrton sot projektligjin për buxhetin e vitit 2015

Prishtinë, 22 dhjetor - Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës do të shqyrtohet në parim projektligji për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015.

Në mbledhjen e së premtes të Komisionit për Buxhet dhe Financa, një nga 14 komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, projektligji për Buxhetin, i riproceduar nga qeveria e re, u shqyrtua në parim dhe u rekomandua për miratim në parim në seancën plenare.

Me synim që projektligji të miratohet brenda vitit, komisioni njëzëri vendosi që shqyrtimi i tij të bëhet me procedurë të përshpejtuar.

Projektbuxheti i propozuar në Kuvend është i njëjti me atë që është miratuar në 31 tetor nga qeveria e kaluar.

Bazuar në vlerësimet makrofiskale, për vitin 2015 janë paraparë 1 miliard e 576 milionë euro të ardhura, pjesa më e madhe e të cilave do të vijnë nga doganat. Kufiri i shpenzimeve është 1 miliard e 682 milionë euro, me rritje prej 67 milionë euro vetëm për paga, e cila reflekton rritjen që ka ndodhur në vitin 2014.

Në 15 dhjetor, projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015 ishte në axhendën e mbledhjes së qeverisë së re kosovare, një javë pas zgjedhjes, dhe u vendos që t’i propozohet Kuvendit për shqyrtim e miratim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)