19 Prill 2024

Tregjet e naftës do t’i rikthehen normalitetit

Riad, 21 dhjetor – Ministri saudit i Naftës, Ali al-Nuaimi u shpreh i bindur se çmimi i naftës do të rritet dhe ia atribuoi uljen e çmimeve mungesës së bashkëpunimit të vendeve jo anëtare të OPPEC-ut.

“Jam i bindur se tregjet e naftës do t’i rikthehen normalitetit dhe se çmimet do të rriten”, deklaroi Nuaimi, vendi i të cilit është në krye të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), para një forumi për energjinë të mbledhur në Abu Dhabi.

”Ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe i Energjisë, Suhail al-Mazroui konfirmoi nga ana e tij se prodhimi i lartë në vendet prodhuese jo anëtare të OPEC-ut ishte origjina e uljes së çmimeve.

“Një prej arsyeve kryesore të uljes së çmimeve të naftës është prodhimi i papërgjegjshëm nga disa prodhues jashtë organizatës së OPEC-ut”, theksoi ministri para forumit.

Çmimi i arit të zi ka humbur 50 për qind të vlerës që prej mesit të muajit qershor, si pasojë e sasive të mëdha, riforcimit të dollarit dhe uljes së kërkesës në kuadër të ngadalësimit ekonomik ndërkombëtar.

OPEC-u vendosi në fund të muajit nëntor të ruajë tavanin e prodhimit me 30 milionë fuçi naftë në ditë, gjë që ka ndikuar në uljen e çmimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)