26 Prill 2024

Pritje të gjata të automjeteve në kufirin Kosovë - Serbi

Prishtinë, 20 dhjetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si rezultat i shtimit te fluksit të automjeteve dhe procedurave kufitare, në PKK-Merdare pritjet  në hyrje të RKS-se tani janë diku rreth 3 ore deri në 3 orë e 30 nim, pasi ka një fluks më të madhë të bashkatdhetarëve qe vijnë ne pushime në Kosovë, ndërsa ne dalje pritje nuk ka përveç kohëzgjatjes normale prej 05-10  deri sa te kryhen procedurat kufitare.

Kurse në PKK-Dheu i Bardhë po ashtu ka pritje në hyrje të RKS-se, por me intervale më të shkurtra kohore që zgjasin prej 30 minuta deri 1 orë, kurse në dalje nuk ka pritje.

Situata rreth pritjeve të kalimit kufitar mund të ndryshojë varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Policia e Kosovës, vazhdon me masat shtese, me prezencë me te shtuar të personelit policor, në mënyre që të ndikojë në zvogëlimin e pritjeve dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar në pjesën e RKS-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)