28 Mars 2024

Suspendohen 3 oficerë doganor

Prishtinë, 19 dhjetor - Drejtori i përgjithshëm i Doganës se Kosovës sot ka suspenduar 3 oficerë doganor.  

Pas dyshimeve fillestare se ka ardhur deri tek futja ilegale një sasie të mallrave në pikëkalimin kufitar të Vërmicës njësitet e doganës për standarde dhe inspektim kanë filluar hetimet administrative lidhur me përgjegjësin disiplinore të oficereve doganor.

Dyshimet ishin se gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë dështuar të veprojnë konforme rregullave të punës, respektivisht kanë dështuar që të parandalojnë futjen në mënyrë ilegale përmes PKK Vermicë të një sasie të mallit pa përmbushur detyrimet importuese, në dobi të një importuesi.

Gjatë fazës hetimore preliminare janë siguruar dëshmi të cilat inkriminojnë oficerët në dështimin për të ushtruar autorizimet e tyre ligjore gjatë kontrollit të mjetit transportues që barte mallra komerciale. Duke marr parasysh rrethana e rastit drejtori i përgjegjshëm suspendoj 3 oficerë.

Ky rast qartazi tregon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të luftuar dukuritë negative, deri tani që nga fillimi i vitit janë suspenduar 17 oficerë doganor.

Ftojmë qytetarët që të ndihmojnë në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit duke thirrur në telefonat pa pagesë 0800 50 095.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)