18 Prill 2024

Shpend Ahmeti nuk ka bërë deklarim të rrejshëm në AKK

Prishtinë, 19 dhjetor - Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) njofton opinionin publik se zyrtari i lartë Shpend Ahmeti nuk ka bërë deklarim të rrejshëm në formularin e deklarimit të pasurisë së tij.

Gjatë realizimit të misionit te saj, Agjencia verifikon të gjitha dyshimet që kanë te bëjnë me deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe në momentin që ka dëshmi ato i adreson  tek institucionet kompetente për sundimin e rendit dhe ligjit.

Kësisoj,  më  17 dhjetor në njërën nga mediat e Kosovës është publikuar një shkrim në lidhje me dyshimin se zyrtari i lartë Shpend Ahmeti jeton në nje shtëpi te cilën nuk e ka deklaruar në formularin për deklarimin e pasurisë.

Ndërkohë Agjencia me prioritet ka filluar trajtimin e këtij rasti duke kontaktuar  zyrtarin për të marr deklaratën sqaruese, dhe ka kërkuar nga ai edhe dëshmi  si fletën posedues, parakontratën  si dhe faturat e pagesës.

I gjithë  ky dokumentacion është  trajtuar dhe ne bazë edhe  të të dhënave tjera shtesë të marra nga institucionet tjera bashkëpunuese Agjencia sqaron se: Shtëpia në të cilën përkohësisht banon Shpend Ahmeti dhe që është pretenduar se nuk është deklaruar, -  në fakt është  pronë e një personi tjetër (vëllait të zyrtarit).

Kjo për faktin se  ekziston kontrata valide, fleta poseduese dhe dëshmitë e transaksioneve  financiare si dhe fakte  tjera që shtëpia në fjalë nuk është pronë e zyrtarit të lartë publik?.

Siç dihet bazuar në Ligjim  për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë,  zyrtari i lartë nuk ka për obligim të deklaron pasurinë e vëllait. Dhe si rrjedhojë   Agjencia e mbyll rastin me përfundimin se nuk ka elemente jo ligjore dhe për më tej nuk ka  deklarim te rrejshëm të pasurisë.

Agjencia kundër korrupsionit Inkurajojnë mediat  dhe gjithë publikun që të bashkëpunojë me Agjencinë duke na informuar për çdo dyshim në lidhje me mosrespektimin e legjislacionit ne fuqi. Agjencia  siguron  publikun se do të reagon  shpejte dhe me efikasitet në të gjitha rastet kur ka elemente joligjore që lidhen me misionin e Agjencisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)