29 Mars 2024

SHSKUK tani edhe me Zyre për të drejtat e pacientëve

Prishtinë, 19 dhjetor - Shërbimi Spitalor Klinik Universitar te Kosovës (SHSKUK) dhe Shoqata e të  Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), e themeluar për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve,  kanë lidhur sot një marrëveshje bashkëpunimi. 

Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori SHSKUK-së, Dr. Curr Gjocaj dhe Besim Kodra, nga PRAK,  në prani edhe të Dr. Sadik Llullaku, anëtar i Bordit të SHSKUK.

Marrëveshja ka për qëllim krijimin e kushteve të mjaftueshme për zbatimin e  projektit   ‘’ Protektori  për Pacientin‘’

Përmes saj do të promovohen të drejtat e pacientëve, mbrohen në mënyrë sa ma të mirë të shndërrohet nga pasiv në atë aktiv, në mënyrë që t’i kërkojnë të drejtat e veta, t’i bashkëngjiten ‘’familjes së madhe evropiane’’ si një model ku pacienti është në qendër të sistemit shëndetësorë. 

SHSKUK, t’i jep në shfrytëzim për  PRAK, një zyrë në hapësirat spitalore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës  (QKUK ) në Prishtinë dhe Spitalit të Përgjithshëm në Prizren (SP- Prizren). 

Drejtori i SHSKUK do të ofrojë mbështetje të duhur që puna e Protektorit të zhvillohet normalisht në institucionet shëndetësore publike QKUK dhe SP-Prizren.

Protektori dhe ndihmësi i tij gjatë ekzekutimit të projektit, nuk do të ndikohet  në aktivitetet dhe shërbimet profesionale shëndetësore në institucionin përkatës.

Marrëveshja lidhet për periudhe një (1) vjeçare, me mundësi rishikimi, përkatësisht vazhdimi, me njoftim me shkrim nga pala tjetër tre (3) muaj para shkëputjes se kësaj marrëveshjeje.

Ajo hyn në fuqi me datën 01.01.2015, përkatësisht pas nënshkrimit nga palët kontraktuese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)