25 Prill 2024

Kush është përgjegjës t’i mbrojë qytetarët nga qentë endacakë

Prishtinë, 19 dhjetor - Driton Jashari, vogëlushi pesë vjeçar nga Fushë Kosova ishte viktima e radhës që përfundoi me fatalitet nga sulmimi i qenve endacakë. Nuk ishte viktima e parë e mbase nuk do të jetë as viktima e fundit e “vrasësve legal” siç janë qentë endacakë.

Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut (KMDLNJ) shkaku se nuk po merremi me masa parandaluese po detyrohemi të merremi me pasojat siç ishte edhe rasti i fundit kur e pësoi një vogëlush i pafat i një familjeje Rome që jeton në kushte skajshmërish të rënda ekonomike prandaj edhe fëmijët e vegjël detyrohen të bëjnë punë të rënda dhe të ndaluara me të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut në përpjekje për të siguruar një mbijetesë nën çdo dinjitet njerëzor.

KMDLNj edhe më herë ka tërhequr vërejtjen për rrezikun nga qentë endacakë të cilët kanë vërshuar qytetet e Kosovës sidomos në lokacionet ku ka mbeturina apo lokale ku shërbehen artikuj ushqimorë mirëpo autoritetet përkatëse nuk i kanë ndërmarrë veprimet e domosdoshme për mbrojtjen e jetës së qytetarëve duke u arsyetuar se kanë pengesa ligjore për eliminimin e qenve endacakë dhe duke bërë përpjekje të mbajnë nën kontroll shumimin e qenve endacak proces ky që duhet se të ketë dalë i dështuar shkaku që numri i qenve endacakë vetëm se po rritet.

Rasti i fundit i mbytjes së vogëlushit të përkatësisë rome Driton Jashari nga qentë endacakë është përgjegjësi konkrete që duhet të adresohet te komuna e Fushë Kosovës si dhe te kompania e kontraktuar në këtë komunë për mbledhjen e mbeturinave dhe për KMDLNj – në është befasi dhe e papranueshme pse ende autoritetet përgjegjëse nuk kanë filluar hetimet pas së cilës në bazë të provave të procedurave do të ndërmerreshin masa ligjore për ata që u dëshmohet fajësia.

Vendi ku është mbytur nga qentë endacak vogëlushi Driton Jashari ka qenë e shndërruar në deponi mbeturinash pasi mbeturinat nuk ishin larguar për ditë të tëra dhe për këtë është përgjegjëse kompania kontraktuese për bartjen e mbeturinave si dhe komuna e Fushë Kosovës si mbikëqyrës i kompanisë së kontraktuar.

Me rastin e mbytjes së vogëlushit Driton Jashari është shkelur e drejta elementare e njeriut, e drejta për jetë që është e garantuar me të gjitha dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut duke filluar nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara, Konventa Evropiane për të këto të drejta deri te Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

KMDLNj kërkon hetime të shpejta për rastin e mbytjes së vogëlushit Driton Jashari dhe vendosjen e drejtësisë si masë parandaluese.

KMDLNj gjithashtu kërkon nga autoritetet që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për largimin e qenve endacakë nga mjediset e populluara dhe grumbullimin e tyre në lokacione të veçanta ku më lehtë do të mbahen nën kontroll.

KMDLNj edhe në këtë rast tërheq vërejtjen për pozitën jashtëzakonisht të rëndë në të cilën jeton komuniteti romë në Kosovë dhe kërkon nga institucionet e Kosovës që ta trajtojë me seriozitet dhe urgjencë këtë gjendje në të cilën jeton ky komunitet duke i ndihmuar në të gjitha sferat e jetës.

Pikërisht në raport me komunitetin rom duhet të zbatohet parimi i diskriminimit pozitiv sepse ky është komuniteti, sipas KMDLNj-së, më i diskriminuari dhe më i margjinalizuari në Kosovë. Për këtë arsye edhe u mbyt nga qentë endacakë vogëlushi 5-vjeçar i këtij komuniteti, Driton Jashari.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)