29 Mars 2024

Thaçi: Në kohën e Titos, qytetarët udhëtonin pa viza

Prishtinë, 19 dhjetor - Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi në një intervistë për Wall Street Journal, ka thënë se nuk ka nostalgji për udhëheqësin komunist të Jugosllavisë, Josip Broz Titon, por se në kohën e këtij udhëheqësi shqiptarët kanë mundur të udhëtonin pa viza.

Duke shprehur pakënaqësinë e tij për mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ai në mënyrë ironike ka përmendur Titon dhe kohën kur kosovarët kanë udhëtuar lirshëm.

“Nuk kam nostalgji për Titon. Por është ironike se kosovarët kanë mundur të udhëtonin lirshëm në Evropë para 30 vjetëve ndërsa tani jo”, ka thënë Thaçi për Wall Street Journal.

Gjatë intervistës, Thaçi ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Federica Mogherini, shefe e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, duhet të jetë e përfshirë në mënyrë që bisedimet të kenë sukses.

“Unë e kuptoj se Mogherini ka agjendë të ngjeshur, por Ballkani duhet të jetë njëri nga prioritetet e BE-së”, ka thënë Thaçi.

“Nëse duam të kemi sukses, Mogherini duhet jetë e pranishme në këto takime. Ajo duhet tu prijë bisedimeve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)