26 Prill 2024

Sot, nis gjykimi i Ivanoviqit

Mitrovicë, 18 dhjetor - Sot, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë do të nisë edhe gjykimi i liderit të Iniciativës Qytetare Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq, si dhe i katër të akuzuarve të tjerë për krime lufte.

EULEX-i ka paralajmëruar fillimin e gjykimit në faqen zyrtare të tij.

Ivanoviq është arrestuar më 27 janar, nën akuzën për krime lufte të kryera në vitin 1999 dhe për vrasje të rëndë në vitin 2000.

Përveç Ivanoviqit, katër të akuzuarit e tjerë në këtë rast janë: Dragolub Delibashiq, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)