20 Prill 2024

Kina, Serbia, Hungaria e Maqedonia firmosin ndërtimin e hekurudhes

Beograd, 18 dhjetor - Kina, Serbia, Hungaria dhe Maqedonia ranë dakord për ndërtimin e linjave hekurudhore ekspres që do të lidhin portin grek të Pireut në jug me kryeqytetin hungarez Budapest në veri, duke u zgjatur më tej në kryeqytetin maqedonas Shkup dhe duke përfunduar në Beograd të Serbisë.

Kjo linjë do të mbulojë një popullsi prej rreth 32 milionë banorësh dhe do të bëhet pjesë e linjës së re hekurudhore për tregtinë mes Kinës dhe Europës.

Li Keqiang vuri në dukje se BE-ja është partneri më i madh tregtar i Kinës dhe se potenciali i bashkëpunimit të investimeve dhe të tregtisë është shumë i madh.

\"Në situatën kur rimëkëmbja e ekonomisë globale është e dobët, nxitja e liberalizimit të tregtisë dhe lehtësimit të investimeve është një metodë e përshtatshme për t\'i rezistuar presionit të uljes ekonomike. Kina shpreson ndërtimin e më shumë linjave ekspres mes Kinës dhe Europës, për të zgjeruar bashkëpunimet kino-europiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)