29 Mars 2024

Hoti u takua me përfaqësuesin e FMN-së, Frank Lajkwik

Prishtinë, 17 dhjetor - Ministri i Financave, Avdullah Hoti,ka takuar edhe  përfaqësuesin rezident të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, Frank Lajkwik.

Ministri Hoti, gjatë takimit e falënderoi z. Lajkwik për punën, kontributin si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovë, i bindur se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet  FMN-së dhe Kosovës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit Ministri Hoti e  njoftoi Lajkwik për zhvillimet e fundit rreth buxhetit të Republikës së Kosovës, si dhe për përkushtimin e Ministrisë së Financave në zbatimin e rregullës fiskale dhe stabilitetit makro-fiskal. Ndërsa përfaqësuesi i FMN-së Lajkwik, uroi ministrin Hoti për pozitën e re dhe shprehi  gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)