28 Mars 2024

Vazhdon ulja e çmimit të naftës

New York, 29 nëntor - Pas vendimit të OPEC për ruajtjen e kuotës së prodhimit të naftës, çmimi i arit të zi vazhdon të ulet në bursat e New Yorkut dhe të Londrës.

Sipas një njoftimi të agjencisë franceze nga Nju Jorku, ditën e premte një fuçi naftë në bursën e New Yorkut është ulur me 7.54 dollarë dhe është shitur me 66.15 dollarë për fuçi.

Nga muaji maj i vitit 2010 e deri tani kjo është hera e parë që çmimi i një fuçi nafte, arrin vlerën e 66 dollarëve.

Nafta Brent e detit të veriut në bursën e Londrës ditën e premte për dorëzim në muajin janar për herë të pas 4 vite e gjysmë është ulur nën kuotën e 70 dollarëve për çdo fuçi dhe është shitur me 69.78 dollarë.

Ulja drastike e çmimit të naftës ka ndikim të drejtpërdrejtë me vendimin e OPEC-ut. Kjo organizatë prej tre vitesh nuk ka ulur nivelin e saj të prodhimit të naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)