28 Mars 2024

Thaçi uron, për 102 vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë, 28 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Shqipëria sot feston 102 vjetorin e pavarësisë, me pozicionin më të mirë politik, diplomatik dhe perspektivë të qartë euroatlantike.

Ai na facebook, ka shkruar se sot bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë festojnë një ngjarje të madhe historike, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje ka frymëzuar dhe kultivuar gjerësisht ndjenjën dhe idenë e lirisë për vite me radhë edhe në viset e mbetura jashtë Shqipërisë së 28 nëntorit 1912.

\"Shqipëria sot feston 102 vjetorin e pavarësisë, me pozicionin më të mirë politik, diplomatik dhe perspektivë të qartë euroatlantike. Gjithë qytetarëve shqiptarë, kudo që jetojnë, urime Dita e Flamurit Kombëtar, urime Dita e Pavarësisë së Shqipërisë\", ka deklaruar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)