19 Prill 2024

Sot inaugurohet vepra artistike “Adem Jashari”

Prishtinë, 28 nëntor - Sot (e premte) në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, nën organizimin e kompanisë Limak dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, Bekim Jashari, bëhet inaugurimi i veprës artistike “Adem Jashari”, dhuratë e kompanisë Fortesa Home për Kosovën.

Vepra artistike, e ideuar nga Paper Communications do të paraqesë madhështinë dhe heroizmin e Adem Jasharit dhe luftëtarëve tjerë të cilët jetuan për lirinë e popullit të Kosovës. “Ideja ka qenë të përdorim portretin e Adem Jashari, një portret që është krijuar nga ne dhe që mund të jetë parë më herët në fushata të ndryshme të aeroportit. Qëllimi ka qenë të krijohet pamje që identifikohet me heroin tonë legjendar dhe në vepër janë paraqitur edhe vlerat tona autoktone kulturore të inkuadruara në formën e plisit, pjesë e kësaj vepre. Në anën tjetër kemi edhe një pjesë me krahë simbolizues me anë të së cilës madhështohet kontributi i të gjithë atyre që kanë kontribuar për pavarësinë vendit tonë”, është thënë në njoftimin e kompanisë Fortesa Home.

Sipas këtij njoftimi kjo vepër ka për qëllim të përfaqësojë mirënjohje dhe të paraqesë madhështinë dhe heroizmin e Adem Jasharit dhe luftëtarëve tjerë që janë flijuar për lirinë tonë dhe është ndërtuar falë një bashkëpunimi të ngushtë në mes kompanisë Paper Communications me familjen Jashari, me Limak Aeroportin e Prishtinës dhe me Fortesa Home që ka bërë punimin e kësaj vepre.

“Kjo nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e ngushtë me familjen Jashari dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Deri sa një falënderim i veçantë është edhe për kompaninë Fortesa Home që ka bërë të pamundurën që ky koncept të ndërtohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me materiale të jashtëzakonshme.

Me fjalë tjera, falë këtij bashkëpunimi të mirëfilltë tani më kemi të materializuar në formë të plotë atë që paraprakisht është menduar”, është thënë në njoftimin e kompanisë Fortesa Home.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)