29 Mars 2024

Kosova ka 280 823 nxënës dhe 7 870 mësimdhënës

Prishtinë, 27 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Ulët 2013/2014” .

Ky publikim ofron të dhëna për: arsimin fillor dhe të mesëm të ulët publik dhe privat 2013/2014; numrin e shkollave; numrin e paraleleve; numrin e nxënësve sipas gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike; dhe numrin e mësimdhënësve sipas gjinisë, përkatësisë etnike, përgatitjes arsimore, etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i shkollave fillore dhe të mesme të ulëta publike në vitin 2013/2014 ishte 1,046 me gjithsej 13,033 paralele dhe me numër të nxënësve 280,823.

Numri i nxënësve në arsimin fillor ishte 145,783, prej tyre 70,504 (ose 48,4%) janë femra, ndërsa 75,279 (ose 51,6%) meshkuj. Numri i mësimdhënësve ishte 7,870, ku prej tyre 4,681 (ose 59,4%) femra, ndërsa 3,189 (ose 40,6%) meshkuj.
 
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të ulët ishte 135,040, prej tyre 65,158 (ose 48,3%) femra, ndërsa 69,882 (ose 51,7%) meshkuj. Numri i mësimdhënësve ishte 9,981, prej tyre 4,217 (ose 42,2%) femra, ndërsa 5,764 (ose 57,8%) meshkuj.

Numri i përgjithshëm i nxënësve, të cilët kanë braktisur shkollën fillore dhe të mesme të ulët ishte 1,061, prej tyre 483 (ose 45,5%) femra, ndërsa 578 (ose 54,5%) meshkuj.

Numri i shkollave fillore dhe të mesme të ulëta private ishte 15, me gjithsej 127 paralele; dhe, me numër të nxënësve 2,095, prej tyre 964 nxënës ishin në arsimin fillor, ndërsa 1,131 në arsimin e mesëm të ulët. Numri i mësimdhënësve ishte 344. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)