25 Prill 2024

Qosja: Kolacioni PDK - LDK është i dëmshëm për Kosovën

Prishtinë, 27 nëntor - Akademik Rexhep Qosja, në një intervistë për "Epokën e Re" për 28 nëntorin, 102 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ka thënë së kjo festë po i gjen shqiptarët më mirë se asnjëhëerë në historinë ë tyre prej se historia merret me ta, me organizimin e tyre shtetëror, me jetën shoqërore dhe kulturore të tyre.

Duke folur për zhvillimet politike në Kosovë gjatë muajve të fundit, prej zgjedhjeve të 8 qershorit qosja ka thënë së këto zhvillime kanë sjellë dëshpërim në të gjitha shtresat shoqërore kosovare.

Akademik Qosja kolacionin PDK - LDK e ka quajtur të dëmshëm pasi që sipas tij ky koalicion mund t\'i sjellë edhe ndonjë befasi fyese, përulëse Kosovës.

\"Pse them kështu? Them kështu sepse ky koalicion mund t\'ia sjellë Kosovës një dhuratë dinake, mund t\'ia sjellë Kosovës kryeministër kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën\", është shprehur Qosja.

Ai thotë se është duke u çuditur dhe shumëkush po çuditet se si asnjë anërar i PDK-së nuk e ngriti zërin kundër Isa Mustafës, kundër kandidatit të LDK-së për kryeministër të Kosovës. 


/Epoka e Re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)