20 Prill 2024

NATO me plan për ndihmën e trupave ukrainase

Bruksel, 27 nëntor - Komandanti i Lartë Ushtarak i NATO-s, gjenerali Philip Breedlove tha të mërkurën se NATO-ja ka hartuar një plan të gjithanshëm dhe konkret në ndihmë të forcave të armatosura të Ukrainës.

Breedlove shtoi se tani, komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekje për të ndihmuar Ukrainën dhe po kërkon të sigurojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, nëpërmjet rrugës diplomatike. Ai shtoi se SHBA-ja do të bashkëpunojë ngushtë me liderin e Ukrainës.

Petro Poroshenko u takua më 26 nëntor me Philip Boreedlove. Gjatë takimit, Poroshenko tha se vizita e Breedlove është një shenjë që tregon se në këtë fazë kritike SHBA-ja e NATO -ja qëndrojnë përkrah Ukrainës.

Dy ditë më parë, Poroshenko tha se do të vendoset me referendum nëse Ukraina do të hyjë ose jo në NATO. Sipas sondazheve publikuar në mediet ukrainase, tani 51 për qind e ukrainasve janë dakord që vendi i tyre t\'i bashkohet NATO-s. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)