24 Prill 2024

Zhushit i caktohet paraqitje policore

Prishtinë, 26 nëntor -  Gjykata Themelore në Prishtinë, me vendim të gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur që Ferdije Zhushi-Etemi dhe Armend Muja të paraqiten dy herë në javë në polici, të hënave dhe të premteve.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Armend Muja, Ramë Gashi.

Ata janë arrestuar të martën nga Policia e Kosovës me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, me dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojnë dobi në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të tërthortë, duke kërkuar përfitime në të holla nga disa pronarë të universiteteve private

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)