18 Prill 2024

Përurohet rruga 8 kilometërshe në fshatin Gumnishtë

Vushtri, 26 nëntor - Në fshatin Gumnishtë të Vushtrrisë është përuruar asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 8 kilometrash, e cila është financuar nga Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe ka kushtuar 430 mijë euro.

Në ceremoninë organizuar me rastin e përurimit të asfaltimit të kësaj rruge, kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, tha se kjo është një rrugë tepër e nevojshme për të gjithë banorët e kësaj treve.

“Rruga e asfaltuar nga Komuna e Vushtrrisë në bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës, në gjatësi prej më shumë se 8 kilometra. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë jo vetëm për banorët që jetojnë këtu, por edhe për ata që kanë emigruar. Gumnishta është një prej fshatrave më të vjetra të komunës tonë, pasi që këtu ka shumë monumente të trashëgimisë kulturore, ku disa prej tyre kanë nevojë të hulumtohen edhe më tutje. Pra, të bëhen hulumtime arkeologjike në këtë fshat, sepse disa persona kanë bërë hulumtime private, gjë që nuk është në rregull”, thotë Mulaku, duke treguar se në këtë fshat gjenden themelet e një kishe të vjetër.

Duke folur për pasuritë kulturoro-historike të Gumnishtës, kryetar Mulaku tha se në shumë mure të këtij fshati ka gur të vjetër, ku është i gdhendur edhe dielli.

Banorët e pranishëm thanë se kjo rrugë është e një rëndësie jetike për të gjithë regjionin e Shalës, sepse e lidh Vushtrrinë me Shalën e Bajgores.

Me këtë rast kryetari Bajram Mulaku i shoqëruar edhe nga nënkryetari Dibran Perçuku, si dhe banorët e fshatit Gumnishtë, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Rrustem Hyseni, me ç’rast kanë vënë edhe kurora lulesh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)