19 Prill 2024

OSBE nis fushatë informuese kundër dhunës në familje

Prishtinë, 26 nëntor - Misioni i OSBE-së në Kosovë ka filluar një fushatë kundër dhunës në familje të titulluar “Burrat e vërtetë kurrë nuk i rrahin gratë.”

Fushata informuese mbështet përpjekjet e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave për të parandaluar dhunën në familje dhe për të motivuar publikun që t’i raportojë rastet te mbrojtësit e viktimave në numrin 0800 11 11 2.

“Dhuna në familje është fenomen i përhapur në Kosovë, si në krejt botën, dhe për fat të keq nuk është gjithmonë e lehtë të identifikohet ose të zgjidhet sepse shumë njerëz e konsiderojnë çështje të brendshme familjare. Sot, ne themi se dhuna në familje nuk është çështje e brendshme familjare dhe se duhet të ndiqet penalisht,” tha Neil Tobin, Shef i Zyrës Rajonale të Misionit të OSBE-së në Prishtinë në hapje të fushatës.

Tobin më tutje shtoi se vetëm nga janari deri në qershor të vitit 2014, në Policinë e Kosovës janë raportuar më shumë se 400 raste të dhunës në familje, kurse shumë të tjera nuk raportohen fare.

Fushata ka si personazhe dy profesionistë të sporteve luftarake nga Kosova: boksierin Armend Xhoxhaj dhe kik-boksierin Marko Bozovic, të cilët vullnetarisht janë bërë fytyra të fushatës dhe bartës të porosisë së fushatës si burra që përdorin forcën si pjesë e punës së tyre por kurrë kundër grave.

Kjo fushatë që mbulon tërë Kosovën përmban spote televizive dhe posterë në gjuhën shqipe e serbe dhe do të zgjasë katër javë, duke përfshirë 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)