19 Prill 2024

Hapet ekspozita e fotografisë "Centenarian" e Samir Karahodes

Prishtinë, 26 nëntor - Sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës do të hapet ekspozita e fotografisë e quajtur  "Centenarian", e autorit Samir Karahoda.

Ekspozita e financuar nga GMK, përmban 11 fotografi me vlera unike, portrete të grave kosovare në moshën njëqindvjeçare.

Kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur deri më datën 24 dhjetor dhe me këtë ekspozitë, Galeria e Ministrisë së Kulturës përfundon programin artistik per këtë vit.

Samir Karahoda u lind në Prizren në vitin 1977. Në vitin 1992 filloi të punojë si fotograf në një studio fotografie në Prizren.

Në vitin 2003, diplomoi në Universitetin “Mimar Sinan”, Fakulteti i Arteve të Bukura - Departamenti i Fotografisë, në Stamboll, ku edhe për momentin është duke kryer studimet post diplomike në drejtimin e fotografisë.

Nga viti 2003 jeton dhe punon në Kosovë si fotograf i pavarur dhe kinematograf. Punët e tij u publikuan në shumë media dhe festivale ndërkombëtare, përfshirë revistat: “Times”, “Der Spiegel” dhe “The Guardian”.

Për dy vite ligjëroi në Institutin e Fotografisë dhe Filmit "Gjon Mili" në Prishtinë. Aktualisht punon dhe jeton në Prishtinë. Prej vitit 2003 është pjesë e Festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest”, ngjarjes më të madhe kulturore në vend dhe ndër më të rëndësishmeve në regjion, dhe që nga viti 2007 është kurator i programit të filmit të shkurtër në këtë festival.

Ka kuruar programe me fokus filmin e shkurtër kosovar dhe ballkanik për festivale të ndryshme ndërkombëtare të filmit.

Si pjesë e ekspozitave kolektive, punët e tij u ekspozuan në më shumë se 30 ekspozita kombëtare e ndërkombëtare.

Kjo është ekspozita e katërt personale pas “Rurban”, “Postwar” dhe “Tren”. Në vitin 2008 publikoi librin e tij të parë fotografik të titulluar “Tren”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)