16 Prill 2024

Kosova shënon “Ditën e Forcës”

Prishtinë, 26 nëntor - Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK) shënon sot “Ditën e Forcës” të Forcës se Sigurisë të Kosovës si dhe bën inaugurimin e objektit të ri të ministrisë.

Më këtë rast mbahet edhe manifestimi ushtarak mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në  Prishtinë,  duke filluar nga ora 11:00.

Ndërsa Ceremonia  e inaugurimit të ndërtesës së Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës mbahet në ambientet e MFSK-së,  në ora 12:00.

Në Manifestim do të marrin pjesë, personalitetet më të larta politike dhe ushtarake, si: Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës, përfaqësues të Komisionit për Siguri të Forcës së Sigurisë, Komandanti i KFOR-it, përfaqësues të NLAT-it, të FSK-së, ambasadorët e akredituar në Kosovë, atashetë ushtarak, përfaqësues të medieve, përfaqësues të jetës kulturore, artistike dhe sportive, nxënës të shkollave fillore të mesme, student si dhe qytetarë të Kosovës.

Pas mbajtjes së fjalimeve nga Komandanti i FSK-së, Presidentja e Kosovës dhe Kryeministri i Kosovës do të parakalojnë kuadratet e FSK-së. Gjatë ceremonisë do të ketë ekzekutim të disa pikave muzikore nga Orkestra Frymore e FSK-së.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)