18 Prill 2024

Beqaj kërkoi mbështetjen gjermane në modernizim e sistemit pensional

Prishtinë, 25 nëntor - Ministri i Financave Besim Beqaj priti sot në takim Sekretarin e Përhershëm të Ministrisë për Punë dhe Çështje Sociale në Republikën Federale të Gjermanisë, Jörg  Asmussen i shoqëruar edhe nga Ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets.

Në këtë takim Ministri Beqaj falënderoi z. Jörg  Asmussen dhe ambasadoren gjermane znj. Angelika Viets për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të shtetit gjerman për Republikën e Kosovës.

Me këtë rast Ministri i Financave Besim Beqaj i njoftoi ata për gjendjen makroekonomike në vend dhe politikat qeveritare në politikën fiskale, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të reformave në politikën fiskale për të ruajtur stabilitetin fiskal të vendit dhe gjithashtu i njoftoi ata për përmbylljen e suksesshme të programit me FMN.

Ministri Beqaj duke folur për  gjendjen e sistemit pensional dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë, kërkoi mbështetjen e shtetit gjerman në modernizim të sistemit pensional, për të reflektuar planifikim më të mirë dhe shpenzim racional të parasë publike.

Në anën tjetër ,  Sekretari i Përhershëm i Ministrisë për Punë dhe Çështje Sociale në Republikën Federale të Gjermanisë,  Jörg  Asmussen, duke falënderuar Ministrin  Besim Beqaj për mikpritjen, ai shprehi gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar në shtyllën e parë të sistemit pensional. Ai gjithashtu u interesua për qëndrueshmërinë e borxhit të Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së rregullës fiskale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)