19 Prill 2024

Zvogëlohet numri i kombi busëve ilegal

Prishtinë, 25 nëntor - Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës ka vazhduar me planin operativ për parandalimin e kombi-busëve ilegale në hyrje-daljet e kryeqytetit, Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Podujevë.

Masat e ndërmarra nga inspektorët tashmë kanë treguar rezultate konkrete pasi që është zvogëluar dukshëm numri i kombi – busëve që transportojnë në mënyrë ilegale udhëtarët, ndërsa ndaj atyre që vazhdojnë ta ushtrojnë këtë veprimtari, janë duke u ndërmarrë të gjitha masat ligjore.

Efektet e këtij aksioni tashmë janë duke u reflektuar edhe në stabilizimin e transportit brenda kryeqytetit, pasi që komunikacioni është stabilizuar dukshëm derisa numri i kombi – busëve ilegalë është në rënie e sipër.

Njëkohësisht, edhe inspektorët që ishin cak i një sulmi fizik gjatë ditës së kaluar, tashmë janë në krye të detyrës në terren.

Risjellim në vëmendje se Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjshmërisë, gjithnjë në të mirën e sigurisë së qytetarëve, ndërsa plani operativ do të vazhdojë deri në zbatimin e plotë të ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)