20 Prill 2024

VV: 40% e stafit në Shtime bashkëfshatarë të Kryetarit

Prishtinë, 24 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Komunen e Shtimes se po vazhdon me punësime familjare e partiake si staf civil.

Në secilin sektor të administratës së Komunës sipas Vetëvendosjes ka zyrtar të punësuar nga fshati Carralevë, nga edhe vjen Kryetari i Komunës. Bashkëfshatarët e Kryetarit tashmë përbëjnë rreth 40% të stafit të Komunës së Shtimes, përderisa ky fshat ka vetëm 5% të banorëve të Komunës sonë.

\"Punësimet mbi baza familjare kanë vazhduar prej vitesh edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime, ku personat udhëheqës të punkteve janë nga Carraleva.\"

\"Gjithashtu, edhe në Qendrën për Punë Sociale, Qendrën për Punësim dhe në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve personat kyç i kemi nga po ky fshat. Punësime për shkak të afërsive familjare e partiake kemi edhe nëpër OJQ-të që financohen direkt nga Komuna\", thekson VV.

Sfera e arsimit vazhdon në të njëjtën mënyrë, pra me punësime ku kriter i vetëm mbetet mbiemri dhe përkatësia partiake, qoftë si drejtorë të shkollave e qoftë si mësimdhënës. Çdo vit, nëpër shkollat e Shtimes punësohen mësimdhënës pa kritere, por për shkak të mbiemrave që mbajnë, përderisa po anashkalohen mësimdhënësit e kualifikuar dhe më përvojë të punës.

Ankesat e mësimdhënësve dhe të prindërve janë të vazhdueshme në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje!, pasi që punësimet familjare po ndikojnë dukshëm në rënien e mëtutjeshme të cilësisë, si dhe mësimdhënësit e punësuar në këtë mënyrë nuk po e respektojnë fare orarin e punës.

Për shembull, një profesoreshë e lëndës së frëngjishtes, e cila është vajza e dajës së Kryetarit të Komunës, prej rreth 2 muaj nuk i ka mbajtur orët e veta në shkollën e mesme, ndërkohë që pagën e ka marrë rregullisht.

Përveç probleme të shumta nëpër shkollat e zakonshme, edhe në shkollën model ku po mbahet mësimi në një ndërrim gjatë gjithë ditës, punët nuk po ecin mirë. Kjo për shkak se edhe drejtoresha e kësaj shkolle, është e punësuar pa kriter dhe për shkak të afërsive familjare.

Qendra e Vetëvendosje!-s në Shtime bashkë me qytetarët e kësaj komune do të vazhdojë t’i evidentojë dhe t’i luftojë të gjitha parregullsitë dhe të këqijat që po na vijnë përditë nga pushteti lokal, si dhe në të njëjtën kohë inkurajojmë të gjithë ata që janë diskriminuar në punësim që t’i ndjekin çështjet deri në fund përmes organeve të drejtësisë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)