25 Prill 2024

Vijon operacioni për identifikimin e transportuesve ilegal ndërurban

Prishtinë, 24 nëntor - Me qëllim të zbatimit të ligjit dhe në kuadër të planit operativ të përbashkët midis Ministrisë së Infrastrukturës, Komunës së Prishtinës - Drejtorisë së Inspeksionit dhe Policisë së Kosovës, edhe sot ka vazhduar operacioni për kontrollimin, identifikimin dhe parandalimin e transportuesve illegal ndërurban në linjat e qarkullimit, Mitrovicë - Vushtri - Prishtinë, Besianë - Prishtinë, etj.

Sic ju kemi njoftuar edhe më parë, qëllimi i këtij aksioni është implementimi i Ligjit për transportin rrugor, respektivisht largimi i kombi-busëve ilegalë nga rrugët magjistrale dhe rajonale.

Gjatë kryerjes së obligimeve të tyre, sot inspektorët e Komunës së Prishtinës janë sulmuar nga persona që janë përpjekur t’i pengojnë në kryerjen e obligimeve të tyre, respektivisht, nga disa vozitës të kombi-busëve illegal.

Me këtë rast, i menjëhershëm ka qenë reagimi njësiteve të Policisë së Kosovës të cilët i kanë arrestuar personat që kanë sulmuar personat zyrtar gjatë kryerjeës së detyrës.

Aktualisht, inspektorët e sulmuar shkaku i lëndimeve fizike i janë nënshtruar ekzaminimit mjekësor për të konstatuar shkallën e dëmtimeve.

Përkundër faktit se Komuna e Prishtinës është plotësisht e vetëdijshme për situatën e rëndë ekonomike në vendin tonë, ne mbesim të përkushtuar në zbatimin e ligjshmërisë, gjithnjë në të mirën e sigurisë së qytetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)