25 Prill 2024

Thaçi: Koalicioni PDK - LDK i bazuar në vullnetin e qytetarëve

Prishtinë, 24 nëntor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook ka thënë së koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjës Demokratike të Kosovës është i bazuar në vullnetin demokratik të shumicës të qytetarëve të Kosovës për themelimin e institucioneve legjitime, funksionale, shumë etnike dhe gjithëpërfshirëse.

\"Jemi të përkushtuar të punojmë bashkarisht për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies për qytetarët e tanë, duke u fokusuar në forcimin e sektorit privat, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe për forcimin e sundimit të rëndit dhe ligjit si parakusht për ambient pozitiv ekonomik\", ka theksuar Thaçi.

Koalicioni sipas tij është i bindur se vetëm nëpërmjet forcimit të ekonomisë së tregut të lirë të bazuar në sundimin e rendit dhe ligjit ne do të arrijmë zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe shoqëror.

\"Jemi të zotuar edhe për fqinjësi të mirë dhe dialog reciprok me shtetet fqinjë të Republikës së Kosovës me qëllim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon\"

\"Koalicionin e kemi bërë duke marrë në konsideratë vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të përqafuar dhe mbrojtur vlerat civilizuese perëndimore, synimin për përmbushur të gjitha standardet dhe reformat e domosdoshme për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO, OKB, OSBE dhe ruajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve speciale me SHBA-të\', shkruan Thaç. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)