18 Prill 2024

Kristale dhe minerale në pulla postare

Prishtinë, 24 nëntor - Posta e Kosovës ka emetuar dy pulla të reja postare në pamjen e të cilave pasqyrohen kristale dhe minerale të  Republikës së Kosovës.

Kosova është e shumë e pasur me minerale dhe kristale të ndryshme. Kristalet dhe mineralet e minierës Trepça joshin që në shikim të parë me një bukuri të rrallë.

Me qëllim të prezantimit të rariteteve të pasurive nëntokësore të Kosovës, në vitin 1964, u themelua Muzeu i Kristaleve të Trepçës në Stantërg. Fillimisht numri i eksponateve të  kristaleve ishte i vogël, mirëpo me kalimin e kohës ky muze u begatua dhe tani disponon me 1560 eksponate.

Në muzeun  e minierës Trepça shfaqën eksponatet e shoqëruara nga  Pirotina, Piriti, Bameiti, Marmatiti, Dollomiti, si dhe më të pëlqyerit  Vivianiti dhe Lludllomiti.

Në Republikën e Kosovës njihen më shumë 60 minerale. Mund të veçohen mineralet e plumbit, zinkut, argjendit dhe arit, mineralet silikate të nikelit dhe kobaltit, të hekurit, nikelit, boksitit, manganit, magnezitit dhe një numër i konsiderueshëm i mineraleve jo-metalore, industriale dhe materialeve gjeologjike ndërtimore.

Përmes pamjes se dy pullave postare, kësaj radhe, Filatelia e Postës së Kosovës prezanton pamjet e  gërshetimit natyror të Spalaritit, Marmatiti, Pirotina, Quarcit dhe Kalcite që kanë një bukuri mahnitëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)