29 Mars 2024

Serwer: Kriza në Kosovë kishte nisur të shqetësojë ndërkombëtarët

Washington, 24 nëntor - Njohësi i çështjeve politike në Ballkan dhe profesori universitar në “John Hopkins”, Daniel Serwer ka vlerësuar se mosarritja e një marrëveshjeje politike për më shumë se pesë muaj në Kosovë kishte nisur ta shqetësojë komunitetin ndërkombëtar.

Kriza politike në Kosovë nuk po jepte sinjale se diçka do të rregullohet së shpejti, në veçanti tani kur Kosovën e presin çështje shumë serioze përpara.

Arritja e një marrëveshjeje në parim në mes të PDK-së dhe LDK-së, ka qetësuar bashkësinë ndërkombëtare, e cila tani kërkon sa më shpejt formimin e institucioneve.

Kështu ka thënë në një prononcim për “Zërin” njohësi i çështjeve politike në Ballkan dhe profesori universitar në “John Hopkins”, Daniel Serwer.

Serwer është i bindur se Kosova nuk duhet të humbasë kohë më shumë, pasi që ka shumë punë për të bërë, një prej të cilave është edhe krijimi i Gjykatës Speciale.

“Me sa di unë, marrëveshja ende nuk është konsumuar në tërësi, e cila është në gjendje që të bëjë një shumicë parlamentare efikase, e ka meritën e saj. Kosova ka punë shumë serioze përpara”, ka thënë Serwer.

I pyetur nëse koalicioni PDK-LDK ishte ai të cilën e kërkonin edhe ndërkombëtarët, Serwer ka thënë që jo.

Madje, se kush me kë do të bëjë koalicion nuk ka qenë fare brengë e ndërkombëtarëve.

Ajo që e ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar ka qenë vonesa e krijimit të institucioneve.

/Zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)