20 Prill 2024

Ilir Meta sot nis vizitën në Gjilan

Prishtinë, 24 nëntor - Kryeparlamentari Ilir Meta viziton ditën e sotme Gjilanin, në kuadër të festave të nëntorit.

Meta do të pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në orën 11:30, ndërsa rreth orës 12:00 do të takojë përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra”.

Pas këtij takimi, Meta do të ketë një konferencë për mediet në zyrën e kryetarit Lutfi Haziri, ndërsa më pas do të vizitojë edhe gjimnazin e ri “Zenel Hajdini”.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Meta nuk do mungojë as në Akademinë, e cila është organizuar me rastin e 102-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, që do të fillojë në orën 13:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)