29 Mars 2024

Institucionet krijohen para 28 nëntorit

Prishtinë, 24 nëntor - Puna rreth ndarjes së pushtetit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së pas arritjes së pajtimit për bashkëqeverisje, është pranë finalizimit.

Kjo do t’i hapë rrugë thirrjes së seancës konstituive, e cila pritet të bëhet nga kryesuesja Flora Brovina më së largu të enjten, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëse emrat e titullarëve të ministrive mbahen sekret, edhe kundërthëniet rreth postit të kryeministrit po vazhdojnë.

Derisa LDK-ja thotë se Isa Mustafa është i pakontestueshëm, për PDK-në kjo çështje ende nuk është vendosur. Sipas analistëve, posti i kryeministrit është jetik për karrierën politike të Isa Mustafës, sepse në të kundërtën ai nuk do të mund t’i bëjë ballë fuqizimit të ndonjë lideri të ri.

Zyrtarë të LDK-së kanë paralajmëruar se marrëveshja është e zbatueshme vetëm me Mustafën në krye të qeverisë.

Në anën tjetër, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, në vazhdimësi refuzon të thotë se ka hequr dorë nga posti i kryeministrit.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, ka thënë se debati po zhvillohet me partnerin e koalicionit, por jo edhe në PDK.

“Jemi duke biseduar me LDK-në për pozita udhëheqëse dhe jo ende në PDK”, ka thënë Kuqi.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)