29 Mars 2024

Rreth tridhjetëmijë bashkatdhetar mirëpresin prodhimet vendore

Linz, 23 nëntor - Projekti tradicional: “Javët e Biznesit Kosovar 2014”, “Unë konsumoj prodhime vendore, po Ju?,  i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka vazhduar me promovimin dhe shijimin e prodhimeve kosovare edhe në Austri.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe i Dhomës Kombëtare Tregtare, tha se ky projekt i nisur me 15 tetor do të përfundoi me 28 nëntor.  Ai tregoi se realizimi i tij ka nisur e vazhduar nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Malin e Zi, Turqi, Slloveni dhe sot po realizohet edhe në Austri.

“Ky aktivitet po realizohet në kuadër të festave të fund vitit, me qëllim të promovimit të prodhimeve kosovare në vendet ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët e më gjerë. Këtu i kemi sjell konsumatorëve prodhime cilësore kosovare, me qëllim të rrijtes së ekonomisë vendore dhe ndaljes së eksportit të parave të gatshme që jashtë vendit shkojnë miliarda euro dhe e cila po e dëmton seriozisht ekonominë e Kosovës”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së, tha se diaspora shqiptare, me këtë projekt, po njihet edhe më shumë jo vetëm me bizneset, por edhe me prodhimet kosovare. Sipas tij parat e diasporës që vijnë në Kosovës, duhet që të mbesin në Kosovë e mos dalin jashtë saj.

“Ftojmë diasporën shqiptare, jo vetëm këtu në Austri, por nga të gjitha vendet, që të vijnë e investojnë në vendlindje. Shteti, ju mirëpret që të vini në Kosovë si bashkëqytetarë dhe si bashkëinvestitorë për të zhvilluar ekonominë dhe shtetin”, tha Agim Shahini.

Sipas tij është interes që në Kosovë të sillen investimet nga diaspora dhe kjo do të ndikonte në zhvillimin e shtetit, rritjen ekonomike, atë të mirqenies sociale të qytetarëve dhe uljen e papunësisë e varfërisë.

Nga ana tjetër Ibrahim Makolli, ministër në detyrë i Ministrisë së Diasporës, e vlerësoi të rëndësisë së veçantë realizimin e projektit “ Javët e Biznesit Kosovar”, në shumë shtete që ka për qëllim promovimin e prodhimeve vendore.

“Mbështesim iniciativat e diasporës të të gjitha natyrave, posaçërisht të atyre që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të Kosovës.  Diaspora, si gjithëher janë të gatshëm për bashkëpunim sidomos në sjelljen e orientimin e duhur të kapitalit në vendlindje”, tha Makolli. Ministri në detyrë i Diasporës, ofroi mbështetje për diasporën shqiptare për të gjitha problemet që hasin.

Enver Ferizaj, kryetar i Këshillit të Agro Biznesit Shqiptar, kërkoi nga bashkatëdhetarët që prioritet të kenë vendlindjen e tyre dhe të kthehen e investojnë e zhvillojnë trevat shqiptare të cilat kanë potenciale të pashfrytëzuara. 

Në këtë  cermoni, ishin të pranishëm edhe kryetari Komunës së Linzit, ata të Odës Ekonomike të Austrisë, mbi 300 persona nga fusha të ndryshme nga rreth 30 mijë qytetarë shqiptarë sa jetojnë në këtë regjion, dhjetë biznes nga Kosova e Shqipëria. Delegecioni  ka zhvilluar edhe aktivitetin “Darka e Lamës” me prodhime vendore dhe kanë zhvilluar një sërë takimesh edhe me bashkatdhetarët, të cilët kanë mirëpritur me shumë kënaqësi prodhimet kosovare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)