28 Mars 2024

Nis pastrimi i “Fushës së Pajtimit”

Prishtinë, 22 nëntor - Zotimi i Kryetarit Shpend Ahmeti dhe i ekipit qeverisës në Komunën e Prishtinës, për të rikthyer në fuksion zonat e bllokuara nga ndotjet, mbeturinat apo zaptimet u plotësua sot dhe me fillimin e pastrimit të Fushës Pajtimi, ku përveç të tjerave gjenden dhe rezerva ujore.

Nga sot, Komuna e Prishtinës ka filluar me largimin e mbeturinave inerte. Së shpejti, vendi i quajtur “Fusha e pajtimit” i cili ishte shndërruar në deponi ilegale të mbeturinave inerte, do të shndërrohet në një hapësirë të gjelbëruar, ku do të ndërtohet parku dhe këndi i lojërave për fëmijë.

Paralelisht me largimin e mbeturinave, do të realizohet edhe projekti për gjelbërimin e hapësirave në kryeqytet. Njëjtë do të veprohet edhe në  zona të tjera në të cilat do të nisë largimi i mbeturinave inerte.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Komuna e Prishtinës ka formuar një grup që përbëhet nga drejtori të ndryshme në mënyrë që të përmirësohet gjendja e ambientit në Komunë.
​​
“Fillimisht kemi nisur me pastrimin e Komunës së Prishtinës, ndërsa po ashtu është dizajnuar edhe ndërtimin i hapësirave të gjelbra dhe këndeve të lojërave për fëmijë. Një prej projekteve është edhe largimi i mbeturinave në “Fushën e pajtimit”."

"Edhe më herët kemi biseduar për gjendje e rëndë me mbeturina që ekziston në këtë zonë për shkak të hedhjes së mbetjeve inerte dhe po ashtu edhe të amvisërisë."

"Ne jemi duke punuar që të gjithë ata shkelës të ligjit të cilët zihen të dënohen, në mënyrë që edhe të parandalohet ndotja e mëtejshme e ambientit në Prishtinë, por gjithashtu me mjetet që grumbullohen nga dënimet, ne do​ t’i pastrojmë edhe pjesë të tjera të kryeqytetit, tha Sveçla.

Ai po ashtu njoftoi se tashmë të gjithë ndërtuesit apo personat që ofrojnë këto lloj shërbimesh për kompani të ndryshme përmes kamionetave apo traktorëve, do të kenë mundësi që të pajisen me leje në Komunën e Prishtinës, ashtu siç është paralajmëruar edhe më herët, në mënyrë që pa kompensim mbetjet inertë të mund t’i dërgojnë në deponinë e cila ndodhet në Mirash.

Sveçla, gjithashtu, tha tashmë është caktuar lokacioni i deponisë së përhershme, e miratuar nga Kuvendi Komunal, ndërsa ka mbetur vetëm edhe plotësimi i disa procedurave që parashihen me ligj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)