29 Mars 2024

EBA do të ndërtojnë qendrën kirurgjike të fëmijëve në QKUK

Prishtinë, 22 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot një delegacion të Fondacionit të Shkëlqesisë së Saj, Sheikës Fatima bint Mubarak, nënës Mbretëreshë të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga i cili pranoi njoftimin për përkrahjen e Shkëlqesisë së Saj për të ndërtuar qendrën kirurgjike të fëmijëve dhe departamentin për trajtimin e kancerit të fëmijëve në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Shkëlqesinë e saj për përkrahjen dhe përkujdesjen e saj dhe familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe për qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre, duke theksuar se ky vazhdim i bashkëpunimit është simbol i marrëdhënieve shumë të mira bilaterale dhe miqësisë mes dy vendeve dhe dy popujve.

Projekti i ndërtimit të qendrës për përkujdesjen e fëmijëve pritet që të lansohet në një vizitë zyrtare nga një delegacion i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë muajit dhjetor.

Presidentja Jahjaga po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe me ftesën e Princit të Kurorës, Sheikut Mohammed bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)