27 Prill 2024

"Rruga e Kombit" këtë vit jepet me koncesion

Tiranë, 21 nëntor - "Rruga e Kombit" do të jepet me koncesion brenda këtij viti, por tarifa që duhet të paguajnë qytetarët për mirëmbajtjen e saj ende nuk është vendosur.

Paraprakisht diskutohet për një tarifë që varion 5 deri në 7 euro për çdo makinë që kalon. Lajmi është bërë publik sot nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ku është diskutuar buxheti i kësaj ministrie për vitin 2015.

Ministri tha se prioritet vitin tjetër do ketë sektori i ujësjellës-kanalizimeve, dhe mirëmbajtja e rrugëve. Për vitin 2015 buxheti i Transporteve ka një rritje me 2.76 mld lekë. Dhënia me koncesion e Rrugës së Kombit, do të thotë pagesë për çdo përdorues të rrugës.

Çdo automjet që kalon në këtë rrugë do të paguajë një tarifë që pritet të bëhet publike, pas zhvillimit të tenderit brenda dhjetorit të këtij viti. Haxhinasto përmendi objektiva konkrete të buxhetit të parashikuar për vitin 2015, teksa prioritetet do të jenë rritja e standardit të rrugëve. Siguria rrugore dhe mirëmbajtja e rrugëve do të mbështeten nëpërmjet shumës prej 4.4 miliardë lekë, krahasuar me 1.2 miliardë lekë në vitin 2014. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)