16 Prill 2024

Beqaj falënderon Komisionin Evropian për përkrahjen e Kosovës

Prishtinë, 21 nëntor - Ministri i Financave Besim Beqaj priti në një takim përfaqësuesit e projektit të financuar nga ana e Komisionit Evropian “Përkrahje Institucioneve të Kosovës në luftimin e krimeve ekonomike dhe financiare” Jari Liukku, udhëheqës ekipi, Jaakko Christensen dhe Antonin Braho, për të diskutuar mbi draft raportin me të cilin bëhet vlerësimi i shkallës së ekonomisë jo-formale në Kosovë.

Ministri i Financave falënderoj Komisionin Evropian për përkrahjen që po i jep Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftën kundër ekonomisë jo-formale dhe në të njëjtën kohë u dakordua që raporti mbi shkallën e ekonomisë jo-formale në Kosovë i cili është hartuar nga projekti të prezantohet në Konferencën për Ekonominë Jo-formale që do të organizohet më 4 dhjetor 2014 nga ana e Ministrisë së Financave dhe Komisionit Evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)