24 Prill 2024

OEK: Pas marrëveshjes për koalicion, ekonomia të zë vendin e politikës

Prishtinë, 21 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka vlerësuar se Marrëveshja për krijimin e koalicionit qeverisës, më tepër se pesë muaj pas  mbajtjes së zgjedhjeve nacionale, përbën hap të duhur dhe të vetëm të mundshëm drejt tejkalimit të krizës politike, që ka bërë që sistemi shtetëror të vendnumëroj, kur pritej që ai të jetë gjenerator i zhvillimeve pozitive politike e ekonomike.

Oda Ekonomike e Kosovës e përshëndet këtë marrëveshje, sepse ishte çasti i fundit që të tejkalohet vakuumi institucional, i cili përveç reflektimit negativ mbi zhvillimin e përgjithshëm shoqëror, ka shkaktuar shumë dëme për ekonominë e vendit.

Politika e qëndrueshme dhe efikase ekonomike nuk duron mungesë të institucioneve, të cilat janë timonier në drejtimin e zhvillimit ekonomik, përmbushjen e prioriteteve madhore dhe adresimin e sfidave me të cilat ballafaqohet një vend i ri dhe me ekonomi të brishtë sikur Kosova.

Marrëveshja për koalicion vjen para projeksioneve dhe vendimeve kapitale financiare të fundvitit të cilat mund të bëhen vetëm nga institucionet që mbështeten në vullnetin e popullit. Për më tepër, marrëveshja vjen edhe në momentin kritik për investime të jashtme, sepse tashmë vërehet rënia e interesit të kapitalit të huaj që të investoj në një vend pa pushtet, i cili ka dal nga vota e popullit dhe institucione të qëndrueshme.

Çdo zhargitje e mëtutjeshme në themelimin e qeverisë dhe të kuvendit do të arsyetonte vlerësimin e atyre që parashikonin se Kosova, nëse nuk reagon shpejt, do të mund të llogarisë këtë vit të humbur nga aspekti ekonomik. Edhe pse është humbur shumë kohë jashtëzakonisht të çmueshme e cila nuk mund të rikthehet.

Edhe pse një vakum institucional shumë muajsh ka shkaktuar dëme të konsiderueshme për ekonominë e vendit dhe imazhin e saj jashtë, vendi ende ka shans që të bëjë përparime të nevojshme ekonomike deri në fund të vitit, duke krijuar hapësirë dhe terren që viti i ardhshëm për dallim nga ky vit të jetë viti i ringritjes ekonomike.  Për të arritur një kthesë të tillë, Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se është nga rëndësia e madhe që pas politikës ekonomia të zë vend të parë në agjendën e Kosovës dhe institucioneve të saja.

Është koha kur Republika e Kosovës duhet të dëshmohet edhe si Republikë zhvillimore e jo vetëm politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)