29 Mars 2024

Ministri Mulaj merr pjesë në takimin e komitetit të CEFTA

Shkup, 21 nëntor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, po merr pjesë në takimin e përbashkët të komitetit të CEFTA-s që po mbahet në kuadër të javës së CEFTA-s, e cila po kryesohet nga Republika e Maqedonisë.

Që në fillim të fjalimit të tij, Ministri Mulaj, u bëri me dije anëtarëve të CEFTA-s se ky ishte takimi i fundit ku Kosova merr pjesë si e ftuar së bashku me përfaqësuesit e UNMIK-ut, në kuadër të CEFTA-s.

“Fillimisht dua të ndaj me ju shqetësimin tim lidhur me ftesën që i bëhet Kosovës për të marr pjesë në takimet e CEFTA-s së bashku me përfaqësuesit e UNMIK-ut.\"

\"Siç e dini edhe ju, Qeveria e Republikës së Kosovës është treguar partner serioz rajonal dhe ka respektuar marrëveshjen e CEFTA-s. Të gjitha pengesat tregtare  mes vendeve të CEFTA-s janë zgjidhur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Andaj dua të ju falënderojë për mirëkuptim”, tha Ministri Mulaj.

Kryesuesi i takimit, ministri i Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Bekim Neziri, kërkoi nga kryesuesit e CEFTA-s që në të ardhmen ta marrin parasysh kërkesën e Kosovës. 

Përfaqësuesja e Serbisë kërkoi që paraprakisht të ndryshohet preambula e marrëveshjes së CEFTA-s.

Më tutje, në fjalimin e tij, Ministri Mulaj ka thënë se është në privilegjin dhe kënaqësinë e tij që si përfaqësuesi më i lartë i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të jetë pjesë e këtij paneli dhe se për këtë një falënderim special i kushtohet organizuesit të këtij takimi.

“Kosova është në hapat e saj të para drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në shumë raste Bashkimi Evropian e ka shprehur vullnetin dhe dëshirën që secila nga ne, shtetet e Ballkanit, do të bëhet pjesë e procesit integrues dhe pjesë e bashkësisë së madhe evropiane”, ka thënë Ministri Mulaj, duke shtuar se më 28 tetor 2013 Kosova filloi negocimet me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit ku më 25 qershor të këtij viti kjo marrëveshje u finalizua.

Ministri i MTI-së, Ismet Mulaj, theksoi se Kosova ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit është e ndërgjegjshme për rëndësinë dhe mundësitë e strukturave të CEFTA-s, ku si e tillë ajo do të vazhdojë të këtë një rol aktiv për bashkëpunimin rajonal, sepse ky integrim dhe ai evropian ngelen dhe do të jenë prioriteti kryesor i Qeverisë së Kosovës.

“Strategjia 2020 e Evropës Juglindore është një fillesë e mbarë për implementimin e projekteve të përbashkëta dhe për realizimin e interesave të rajonit. Për forcimin e mëtejshëm të konkurrencës rajonale dhe për një perspektive të ardhshme ekonomike, duke marrë parasysh edhe krizën ekonomike globale, ne duhet të arrijmë synimet tona të parashikuar deri në vitin 2020, të cilat janë të detajuara në shtyllën e zhvillimit integrues”, tha Ministri Mulaj, duke shtuar se qëllimi dhe objektivi kryesor i saj mbështetet në një integrim të mëtejshëm rajonal, në politika dhe reforma jo-diskriminuese, por transparente dhe moderuese për zhvillim dhe rritje të mallrave, investimeve, shërbimeve dhe personave të rajonit.

Sipas tij, Kosova është shumë e përkushtuar për arritjen e synimeve të Strategjisë 2020 të Evropës Juglindore.

“Për Kosovën, vendet e CEFTA-s qëndrojnë partnerët e dytë të huaj me të rëndësishëm mbas  BE-së. Importet nga vendet e CEFTA-s shënuan një total prej 749 mln ose 30.5% të importeve totale. Eksporti i mallrave shënoi një vlerë prej 107 mln Euro me një ndarje prej 36.4% të eksporteve totale”, ka thënë Ministri Mulaj, gjatë fjalimit të tij.

Ai më tej ka shtuar se me të gjithë suksesin e deritanishëm, politikat-berëse të CEFTA-s dhe mekanizmat e marrëveshjes kanë treguar rezultate të ndryshme. Se fundmi, në jemi përballur me disa barriera të cilat i kanë cenuar reformat e marrëveshjes.

“Unë besoj që duhet një bashkëpunim me i gjerë për të mundur sfidat e CEFTA-s, duke arritur pozitivisht reformat”, ka përfunduar Ministri i MTI-së, duke falënderuar Republikën e Maqedonisë për organizimin e shkëlqyer që e ka bërë të mundur këtë takim si dhe për përformancën e veçantë të presidencës, po ashtu ka falënderuar të gjitha vendet në CEFTA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, sekretariatin e CEFTE-s për ndihmën dhe angazhimet si dhe një falënderim special për donatorët që mundësuan dhe mbështeten aktivitet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)